Autorja e Harry Potter, JK Rowling ka njoftuar se do të publikojë librin e ri për fëmijë Ickabog në internet dhe gratis.
54-vjeçarja tha se dëshiron të ndihmojë fëmijët në izolim apo edhe ata që po shkojnë në shkollë për t’i argëtuar në këtë kohë pandemie, transmeton portali arbresh.info.
Dy ose tre kapituj do të publikohen çdo ditë të javës duke filluar nga ora 3:00 e pasdites deri më 10 korrik.
Rowling ka siguruar fansat se nuk do të duhet të regjistrohen për të pasur qasje në storje. Në vend të kësaj, Ickabog do të vihet në dispozicion në një faqe të re të internetit që do të nisë këtë pasdite./arbresh.info/
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...
Barku i madh shkakton osteoporozën edhe tek meshkujt