Autobiografia e Michelle Obama, libri me mbi 10 milionë kopje

16:07 | 5 Maj 2019
Arbresh.info

Libri autobiografik i Michelle Obama, bashkëshortes së ish-presidentit amerikan , pas rekordit të thyer me më shumë se 10 milionë kopje të shituara vjen për lexuesin shqiptar i përkthyer.

‘Becoming” ose “Të bëhesh” ka befasuar lexuesit për transparencën dhe vërtetësinë e ngjarjeve nga jeta e përditshme e jetës bashkëshortore të Michelle Obama.

Becoming, libri autobiografik i Michelle Obama, që ka thyer rekord shitjesh me më shumë se 10 milionë kopje, vjen dhe për lexuesin shqiptar nën titullin “Becoming, Të bëhesh”.

Arlinda Dudaj, botuesja e librit shprehet se përpos emocioneve, ky libër të fal edhe frymëzim përmes një historie të vërtetë sesi mund të bëhesh.

Dudaj thekson se për të është e rëndësishme që libri të lexohet sepse arrin të penetrojë te lexuesi duke e bërë njeri më të mirë. Ndërsa po afrohet momenti që lexuesit të njihen dhe me anën tjetër të medalies, me librin autobiografik të Barack Obamës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme