Aurela prezanton koleksionin e saj festiv për fundvit, duket e zjarrtë

11:36 | 8 Dhjetor 2018
A. B.

Modelja Aurela Hoxha është një emër mjaft i ndjekur nga fansat në rrjetet sociale.

Ajo është çdo ditë aktive dhe ndan me ta fotografi të ndryshme nga jeta e saj e përditshme.

Por nuk mungojnë edhe fotografitë provokuese, veçanërisht kur bëhet fjalë për promovimin e brendit të saj të të brendshmeve.

Modelja Hoxha së fundmi ka publikuar së fundmi në rrjetin social Instagram disa fotografi ‘të nxehta’ për ndjekësit e saj.

https://www.instagram.com/p/BrGeEXiDAxl/

Ajo shfaqet duke pozuar me bikini dhe kurorë dreri në kokë, duke marrë kështu pamjen e një “elfeje” atraktive të babadimrit.

Aurela ka sjell mjaft atmosferë festive me këto imazhe, të cilat i ka realizuar enkas për festat e fundvitit.

Modelja nga Shqipëria vë në pah linjat e saj të theksuara trupore, duke treguar se vazhdon të mbetet një prej femrave më në top formë.

“Krishtlindjet po vijnë”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotografive.

https://www.instagram.com/p/BrGGhP7jC_m/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme