Aurela Hoxha është me shumë mundësi një nga vajzat shqiptare (që jeton në Shqipëri) që merr pjesë në më shumë evente të huaja se askush tjetër.
Pjesëmarrëse në ‘Milan Fashion Week’, ‘Paris Fashion Week’ etj modelja dhe sipërmarrësja për të disatën herë ishte pjesë e Festivalit të Kanës në Francë.
Përgjatë një jave ky vend dyndet nga personalitete të huaja VIP në kinematografi, muzikë, modë etj. Por, çfarë bën Aurela Hoxha në evente të tilla përveçse foto me Leo Di Caprion, Bella Hadid, Irina Shayk e shumë të tjerë? Kujtojmë që këto evente shpesh kërkojnë një ftesë pjesëmarrjeje.
E ftuar në emisionin e pasdites ‘Rudina’ Aurela Hoxha ka sqaruar këtë çështje e cila ngjall vërtet shumë kuriozitet. “Varet nga festa. Eventet e modës përshembull, përveç ëndrrës time, tani janë shumë të rëndësishme nëse dua që karriera ime të zhvillohet jashtë vendit. Vitin që shkoi, në amFAR mora një ftesë për një film nga një regjisor që e takova aty rastësisht. Kontaktet janë shumë të rëndësishme.
Në fillimet e mia në evente të tilla u bënë 5 vjet më mjaftonte të kisha celularin dhe të bëja foto me njerëz që i adhuroja. Tani mund të kesh një kontakt, njihemi, flasim, shkëmbejmë më shumë, edhe mundësitë për një bashkëpunim. Këtë vit isha me një synim në kokë, është një derë e hapur që të jep shumë mundësi për t’u përfshirë qoftë në botën e modës, filmit, kudo ku synon”,- ka thënë Hoxha.
“Ka ftesa specifike. Aq më tepër që tani siguria ishte shumë e lartë, nuk mund të shkojë kushdo,” ka shtuar ajo. Kujtojmë që Aurela Hoxha ka provuar edhe aktrimin, ajo ka qënë pjesë e ‘Bjeshkët Dashuria e Bjeshkëve të Nemuna 3’ në një nga rolet kryesore
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...