Aurela Hoxha pozon për brendin e njohur, vjen e ‘nxehtë’ në imazhet e reja

21:42 | 22 Tetor 2020
Arbresh Info

Aurela ka arritur një tjetër sukses në karrierë.

Aurela Hoxha shënoi një tjetër sukses si modele, duke pozuar për një nga markat më të njohura në botë.

Përmes postimeve të fundit, ajo bëri të ditur se ka bashkëpunuar me “Versacen” për fotosesionin e ri.

Në ato imazhe, modelja shfaqet e veshur me një bodysuit me ngjyrë të kuqe, i cili ia theksonte linjat trupore asaj.

Në njërën prej këtyre fotografive, bukuroshja provokoi me të pasmet, ndërsa nuk munguan komentet e shumta nga ndjekësit.

Kohën e fundit, Aurela ka qenë e angazhuar në biznesin e saj, kurse bashkëpunimi me markat e njohura botërore nuk është i vetmi me “Versacen”, ngase ajo ka pozuar edhe për të tjera brende. /Lajmi.net/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme