Modelja e njohur shqiptare, Aurela Hoxha, është mjaft e pëlqyer për stilin dhe sharmin e saj.
Së fundmi, ajo u bë pjesë e klipit të ri “T’kom dasht” nga Alban Ramosaj.
Teksa ka promovuar këngën e këtij të fundit, në një postim të bërë në rrjetin social Instagram, disa komentues i kanë shkruar bukuroshes në lidhje me ndërhyrjet estetike që ajo ka bërë.
Bëhet fjalë për një imazh të publikuar së fundmi, i bërë me filtra të aplikacionit Instagram, gjë që ka bërë që buzët e Aurelës të duken edhe më të fryra.
Mirëpo, përgjigja e modeles nuk ka munguar, pasi e njëjta ka treguar se ka hequr mbushjen e buzëve prej kohësh, dhe nuk ka ndër mend kurrë më të bëjë një gjë të tillë.
“Qetësohuni njerëz të “mirë” nuk i kam bërë më, përkundrazi, prej kohësh i kam hequr mbushjen, dhe s’do t’i bëj kurrë më (ja një hall më pak për shqiptarët). A nuk duket qartë që është filter? Apo menduat që kam bërë dhe tatu? PS: Si ju duket kënga e re e Albanit? Që t’i kthehemi temës”, ka shkruar Aurela Hoxha në përgjigjen e saj. /Telegrafi/
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...