Ajo është një nga modelet më të bukura shqiptare. Pjesën me të madhe të kohës e kalon me udhëtime të shumta në vende të ndryshme brenda dhe jashtë vendit. Por nuk harron të përditësojë me foto e video në rrjetet e saj sociale fansat për çdo moment të veçantë të jetës së saj.
Aurela Hoxha është bukuroshja fashioniste, e cila është përfolur shpesh në portalet e ndryshme jo vetëm për veshjet e udhëtimet, por edhe për jetën private. Edhe nuk ka preferuar asnjëherë të flasë lidhur me njeriun e zemrës, para pak ditësh është përfolur për një lidhje me këngëtarin Alban Ramosaj, por Aurela i është përgjigjur menjëherë duke reaguar me të qeshur. Ajo ka thënë për “Summer Pages” se kjo është diçka qesharake dhe nuk ka dashur të prononcohet as lidhur me të dashurin dhe jetën e saj private.
Ku do t’i kalojë pushimet Aurela?
Nuk e di, nuk e kam vendosur ende se ku. Unë udhëtoj shpesh, por nuk kam ndonjë vend të caktuar ku do të kaloj pushimet.
Cili është vendi ku do të donit të shkonit këtë verë, që iu ka ngelur pa vizituar?
Siç thashë, unë udhëtoj shpesh, jam gjithnjë në lëvizje dhe nuk kam lënë vend pa shkuar. Mbase do të vizitoj sërish ndonjë që më ka pëlqyer.
Kur do ta prezantoni të dashurin tuaj? Kur do të jetë dasma?
Të dashurin? Kush tha që kam të dashur? Absolutisht nuk kam ndërmend të flas për të dhe nuk kam se si flas as për dasmë kur nuk kam plane.
Keni koment në lidhje me lajmin ku u përfolët se jeni në një lidhje me Alban Ramosajn?
(Qesh) Këto portalet çfarë nuk nxjerrin! Ndonjë ditë do të na bëjnë edhe me burrë e fëmijë. Unë kam nxjerrë edhe vëllain në “Instagram”, imagjino ç’mund të shpikin për lajme.
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...