Këngëtarja e njohur shqiptare, Aurela Gaçe, javën e kaluar publikoi këngën e saj më të re “Lento lento”.
E teksa po shijon suksesin e projektit të saj muzikor më të fundit, diçka jo e mirë duket të ketë ndodhur me këngëtaren me prejardhje nga Vlora.
Gaçe ka njoftuar fansat e saj se faqja zyrtare e saj në rrjetin social Facebook është hakuar nga persona të panjohur.
Në një lajmërim të bërë në rrjetin social Instagram, Aurela shkruan se ajo edhe ekipi i saj po bëjnë të pamundurën për ta rikthyer faqen e saj të Facebook-ut.
“Te dashur miq, ndjekës të faqes time te verifikuar në Facebook-Fanpage! Ju bëj me dije se faqja është marrë nga hackers. Po përpiqemi ta marrim mbas. Faleminderit secilit qe më ka ndjekur ne atë faqe prej më se 10 vjetësh, duke u bërë më shumë se 700mije zemra. shpresoj te komunikojmë së shpejti përsëri në të njëjtën faqe #Fanpage #aurelagace”, ka shkruar ajo në Instagram.
https://www.instagram.com/p/CDyVpDRgyQl/?utm_source=ig_embed
Nuk është e rrallë që këngëtarët shqiptarë bien pre e sulmeve të tilla kibernetike, veçanërisht kjo dukuri është e shprehur në rrjetin social Facebook. /Telegrafi/
Mungesa e energjisë, Haradinaj: Kjo qeveri e territ
Hovenier: Laura dhe unë ishim të nderuar që Osmani na u bash...
Intervenim emergjent në një transformator, KOSTT: Një pjesë ...
KQZ pret afatet ligjore për certifikimin e Listës Serbe
Aksidentoi për vdekje këmbësorin, arrestohet 23-vjeçari në E...
Ende nuk dihet shkaku i rrëzimit të avionit në Kazakistan