Google ADS

Aurela Gaçe i bën thirrje qeverisë për forcimin e ligjeve për abuzuesit

18:05 | 4 Qershor 2020
Arbresh.info

Protesta që po mbahet në Tiranë, është me moton ”Për Fëmijërinë e Vjedhur”, dhe ka për qëllim reagimin e shtetit dhe forcimin e dënimit për abuzuesit ndaj të miturve.

Në mesin e shoqërisë civile, është edhe këngëtarja e njohur Aurela Gaçe, e cila tha se kishte dalë të protestonte për shumë vajza të dhunuara që heshtin nga frika. Ajo kërkoi ashpërsimin e masave dhe dënimin e abuzuesve.

”Jam në protestë për shumë vajza, për shumë djem që mbase nuk kanë folur kurrë që janë dhunuar. Jam këtu për t’i kërkuar shtetit tim që të vendosë një ligj të fortë. Duhet ta di që nëse flas, jam i mbrojtur. Nëse gratë, vajzat e dhunuara kanë frikë të flasin është edhe fakti që nuk dinë ku të flasin. Një njeri të sëmurë është pak ta mbyllësh në burg për 2 vjet. Është për të ardhur keq që fajësojmë viktimën. Si mund të thuash donte vetë? Kjo është absurde. Jam këtu për të thënë që jam një qytetare e këtij vendi. Nuk po them që çdo prind duhet të kalojë në vetëgjyqësi. Jam këtu që shteti të vendosë ligje më të forta, këta njerëz duhet të dënohen rëndë që të kenë frikë, të mendohen mirë këta njerëz para se të ngacmonin fëmijët”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme