Përmes një postimi në rrjete sociale, këngëtarja e njohur Aurela Gace njofton se për pak kohë do të qëndrojë larg muzikës.
“Mbas vizitës dhe leksioneve me mjeken dhe vocal coach, ata më këshilluan të marr një pushim të vogël vokal, por shumë të rëndësishëm e të domosdoshëm për shëndetin e kordave”- shkruan ndër të tjera këngëtarja Gaçe
Postimi i plotë:
I drejtohem audiencës time besnike! Ju falenderoj me shpirt për gjithë mesazhet, mbështetjen dhe dashurinë ndaj meje. Mbas vizitës dhe leksioneve me mjeken dhe vocal coach, ata më këshilluan të marr një pushim të vogël vokal, por shumë të rëndësishëm e të domosdoshëm për shëndetin e kordave.
Trupi dhe vokali im po rikuperohen shpejt, por patjeter më duhet pushim qē të mos bëj një dëm qè mund të ketëpasoja më vonë. Shpirti im dëshiron të jetë në skenë për ju, por kurrësesi nuk mund t’ja lejoj vetes të kem një performancë të mangët, ose me rezerva. KJO NUK ËSHTË AURELA QË JU NJIHNI. JU MERITONI NJË PERFORMANCË 100 % sic jeni mësuar të më shikoni.
KURRËSESI AS NUK E MENDOJ TĒ JEM PËRPARA JUSH PLAYBACK.( kjo as nuk mendohet të ndodhë) Pêr pak kohë shpresoj të jem mbas në normalitetin tim, pasi problemi u kap në kohë. Ju kërkoj shumë ndjesë. Me shpirt ! Në video, jam me profesorin tim prej 16 vitesh, William Riley Mezi pres t’ju shoh në datat e reja të sapo vendosura nga stafi.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...