Aurela Gaçe është njëra ndër artistet që është angazhuar maksimalisht këto ditë për t’i ndihmuar të prekurit nga tërmeti.
Këngëtarja, pothuajse 24 orë në ditë publikon vazhdimisht të dhëna të qytetarëve që ofrojnë ndihmë në forma të ndryshme dhe përcjell informacionet e atyre që kërkojnë ndihmë, shkruan lajmi.net.Përmes një postimi në Instagram, Aurela tregoi publikisht ndihmën për fondacionin e Elvis Naçit për banorët në nevojë.
Ajo kishte dërguar shumën e parave si anonime, ndërsa thotë se e publikoi këtë ndihmë (pa shifër) për t’i bërë thirrje artistëve, miqve e të gjithë qytetarëve që të ndihmojnë të ndërtohen shtëpitë për të pastrehët.
KY ËSHTË STATUSI I PLOTË I AURELËS, PA NDËRHYRJE:
“Nuk me duket e udhes te tregoj ndihmen time, sepse kur behet dicka, behet jo per ta ditur te tjere, por per shpirtin tim .
Ne kete rast ,me duhet ta bej publike per arsye me te medha,por sigiurisht edhe online sic e shikoni kam qene anonim ,por kete rast e bej per tu bere thirrje miqve, artisteve, e ciltdo qe nese e ka nje mundesi, le te ndihmojme te ndertohen shtepite .
Qytete e fshatra ,motra e vellezer, femije, nena e baballare te ngelur pa asgje.
Te tjere humben jeten . O zot kaq e dhimbshme, kemi ngelur te trishtuar ne shpirt . Humbje e madhe njerezore.
Por ,ne kete moment kaq te vesbtire, ne ,i dhame njeri tjetrit kaq shume dashuri .
Ne fatkeqesi, ne kishim nevoje per doren e ngrohte e ja, anembane vendit jane hapur dyert e zemrat per ndihme, nga Kosove e Diaspora morem kaq shume po kaq shume dashuri,sa zemra e trishtuar njeheresh u ngjall . Faleminderit
Fqinjet e vendit e shume kombe miq te vendit tone te vuajtur, ishin ketu. Faleminderit !
…
…
Ne kete rast, thjeshte dua te bej thirrje per ndihme, sigurisht duke dhene edhe vete ndihmen time e do te vazhdoj ta jap ( sepse do te duhen muaj e muaj per tu rimekembur e ndihma nuk perfundon ketu). Zoti e bekofte kete popull te vuajtur,por kaq te bukur
…
Edhe dicka.
Ne nuk mund te perfaqesohemi nga disa individe perfitues e te ligj qe ne keto momente, kane mendjen te pasurohen me pako me fasule e me batanije. Kjo quhet varferi , shpirtererore. Ne ,jemi miljona zemra te bashkuara dhe fytyra jone e vertete jane ata njerez qe pa u lodhur me vetemohim,kane ndihmuar qysh nga nxjerrja e njerzve nga rrenojat , der tek ata qe ushqyen me dashuri te pakufij secilin ne nevoje. Keta jemi ne. Popull i bukur”.
https://www.instagram.com/p/B5dgABKgwT3/?utm_source=ig_embed
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...
Hill: SHBA-ja nuk sheh prova që e lidhin Beogradin me sulmin...