Audio horror pas sherrit të aktorit Johnny Depp me ish-bashkëshorten

11:12 | 9 Prill 2020
A. B.

Janë publikuar detaje të reja lidhur me sherrin mes Johnny Depp dhe Amber Heard.

U hap sërish çështja Depp-Heard, shkruajnë mediat e huaja.

Detaje të reja dalin në pah për sherrin e Johnny Depp dhe Amber Heard, i cili i ka kushtuar me një gisht aktorit të njohur.

E përditshmja Daily Mail ka publikuar një audio që daton në vitin 2015, në të cilën dëgjohet mjeku personal i aktorit, David Kipper duke kërkuar nëj pjesë të gishtit të Johnny Depp.

“Nuk po gjej majën e gishtit, nuk po gjej majën e gishtit”- përsërit mjeku në audio, i cili mbërriti në shtëpinë e yllit hollivudian menjëherë pas sherrit më bashkëshorten. Pra detajet e reja që dalin në pah nga sherri i çiftit janë ato të një filmi horror.

“Shiko sa shumë gjak që ka, a ka ndonjë fasho këtu”-dëgjohet zëri i një infermiere që shoqëronte doktorin tek shtëpia e aktorit. Ndërkohë dëgjohet dhe zëri i Amber Heard që qan me dëshpërim.

“Shpresoj që të hënën do të ikësh, dua ta kuptosh cfarë je dhe cfarë më ke bërë, më ke shpifur veten”- thotë në audio aktori i njohur.

Pas kësaj doktor Kipper e këshillon Amber Heard të marr ndonjë qetësues dhe të telefonojë miqtë a dikë nga familja e saj që të vijnë ta marrin për të mos qëndruar bashkë me aktorin pas ngjarjes së rëndë.

Në atë kohë kur ndodhi ngjarja, aktori tha se kishin e kishte kapur me derën për të mbrojtur bashkëshorten e tij. Por pas ndarjes ai ndyshoi versionin duke thënë se nuk kishte dashur të tregonte se ishte gruaja ajo që ia kishte bërë.

Ndërkohë Amber Heard në gjyq tha se ish-bashkëshorti i saj ishte lënduar gjatë përplasjes së telefonit në mur ndërkohë që ishte i pirë dhe i droguar. Tashmë që dolën detaje të reja avokatët e të dy palëve do të kenë punë tani. Më herët Amber Heard ka treguar detaje mbi abuzimin e saj nga bashkëshorti, përfshirë edhe “goditjen me shqelma”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme