Ozge Gurel është një aktore shumë e dashur si për publikun turk ashtu edhe për atë shqiptar. Ajo u bë e njohur nga roli i saj si Ejky në serialin “Stina e Qershive”.
E ftuar nga gazetari Hakan Gence, Ozge na ka treguar më shumë për jetën e saj profesionale dhe private. “Serkan është shumë mbështetës ndaj meje dhe të dy punojmë shumë. Ai është shumë i përpiktë dhe përpiqet shumë që të hyjë brenda personazheve që interpreton.” – ka thënë ajo për të dashurin e saj Serkan Cayoglu.
E pyetur për rolet që ajo interpreton, Ozge ka thënë se deri tani ka interpretuar vetëm personazhe pozitive por nëse ndonjëherë do t’i propozohej një rol negativ, do ta luante me kënaqësi. “Mos është imazhi yt, imazhi ideal i një vajze të mirë? – ka qenë një nga pyetjet e gazetarit “Unë mund të bëj çdo rol. Nuk besoj se vetëm ky imazh më përket. Më sfidoni nëse doni!” – ka thënë aktorja. E pyetur nëse është më shumë e pafajshme apo seksi, Ozge është shprehur: “Të jesh seksi nuk do të thotë vetëm taka të larta dhe buzë të kuqe. Unë di të jem vetvetja dhe mendoj se jam e pafajshme dhe vajzë e mirë por edhe seksi. Më gjeni në të dy format.”
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...