Atdheu njofton se është larguar me dëshirë nga “Përputhen”.
Puntantat e fundit në “Përputhen” janë përcjellë me shumë debate e të papritura mes konkurrentëve.
Së fundi, Atdheu kishte zbuluar që është puthur jashtë emisionit me Antonelën, ndërsa kjo e fundit i tha se ndodhi pa dëshirë.
Debati rreth asaj puthje vazhdoi edhe në një tjetër puntantë, ku u përfshi edhe Elvisi, i cili kishte thumbuar me një postim.
Gjatë debatit rreth atij postimi, Atdheu kishte lëshuar studion, me këtë rast produksioni tha se e ka pezulluar nga programi.
Por, me postimin e fundit, Atdheu thotë se është larguar nga programi me dëshirën e tij dhe nuk është e vërtetë që është pezulluar.
“Te dashur miq! Me vjen keq per shume info te paverteta qe mund te keni degjuar keto dite, per situaten e krijuar ku figura ime kinse ka dashur te perbaltet por nuk do te munden dot. Nje sqarim per dashamiresit e mij: Atdheu nuk eshte pezulluar nga emisioni, por jam larguar vete me deshiren time per mos t’u bere pjese e llumit. Ju falenderoj per mbeshtetjen do te jem gjithnje transparent me ju!”, ka shkruar ai.
Kujtojmë se gjatë puntantës së sontme, nga “Përputhen” u largua edhe Elvisi.
Barcelona në finale të Superkupës së Spanjës
Darkë romantike mes Drilonit dhe Sarës: Të dy duam të dimë s...
Humb jetën një 45-vjeçar në Shkodër, pësoi arrest kardiak gj...
Hamza premton rritje të pagave për zjarrfikësit, sigurim shë...
Bentacur pëson lëndim të rëndë
Kampionia bie për herë të dytë në Prizren këtë sezon