Atdheu largohet nga “Përputhen”?

18:12 | 10 Mars 2021
A. B.

Dyshimet janë shtuar pasi ai ka publikuar një storie në Instagramin e tij personal.

Konkurrenti i programit e ka përcjellur me ironi dhe të qeshura deklaratën e tij.

“M thoshte @fation.kuqari do gjesh një qetësi te papame po nuk i besoja”, ka shkruar Atdheu, teksa aludon se Fationi i ka thënë do gjejë qetësi pas largimit nga emisioni.

Ndryshe, së fundi Atdheu ka shkaktuar polemika me Antonelën se kanë shkëmbyer një puthje të cilën ajo nuk e pranoi se ka ndodhur me dëshirën e saj.

Tutje, shtojmë se konkurrentit i është thyer lokali dhe është kërcënuar nga disa persona pas puthjes me Sarën.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme