Sot ajo është një prej divave të muzikës botërore, mirëpo vite më parë jeta e Adele ishte krejt ndryshe.
Në vitin 2011, ajo ishte regjistruar për të gjetur dikë në internet përmes një faqe për takime ‘online’.
Këngëtarja e hitit “Rolling in the Deep” e kishte bërë këtë gjë pas një ndarje të dhimbshme me të dashurin.
Aso kohe, askush nuk e kishte kontaktuar këngëtaren e famshme për ndonjë takim, dhe kështu motivi i saj kishte rënë në pikën zero.
Por gjithçka kishte ndryshuar në momentin kur ajo zbuloi veten e saj në muzikë.