Stafi i nënës së Kate Middelton janë hapur mbi raportet me të dhe nuk kanë thënë aspak fjalë të mira për sjelljet e saj.
Ajo gjithnjë ka irrituar puëntorët e saj më dërgimin e mbi 60 email-ave në ditë dhe nuk ka përtuar që të përjashtojë ata që e kanë kundërshtuar, transmeton portali arbresh.info
Ish-punonjësit e Party Pieces kanë ngritur akuza kundër Carole Middelton, e cila hapi biznesin me burrin e saj para 30 vitesh.
Një ish-punëtor pretendon se ka marrë 71 email nga zonja Middleton për një ditë dhe një tjetër pretendon se e u detyrua që të lëshojë punën për shkak të stresit.
Të tjerët pretendojnë se vjehrra e princit Uilliam, kur është e inatosur me stafin, klikon mbi gishtat e saj për të marrë vemendjen e tjerëve.
Ata pretendojnë se znj. Middleton, mamaja për Kate, Pippa dhe James, drejton kompaninë nën një ambient shumë stresues.
Një tjetër thotë, se edhe nëse kërkojë takim për te dentisti, nuk e merrje edhe aq lehtë.
Ata kanë theksuar se do të qëndronin në punë edhe pas orarit nëse do të pagueshin më shumë, por ata të gjithë janë paguar me një rrogë.
Në kompaninë e Carole Middeltone kanë punuar edhe tre fëmijët e saj.
Kjo kompani merret me shitjen e gjërave për fëmijë dhe dasmave./arbresh.info/
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...
Rron Broja, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...
ASHAK zgjedh anëtarët e rinj