Vazhdon të mbetet ndër projektet e saja të preferuara.
Ashley Benson ka zbuluar se “nuk ishte paguar” për paraqitjen e saj në filmin e zhanrit ‘Indie’ të vitit 2012, Spring Breakers, shkruan Digital Spy, transmeton portali arbresh.info
Ajo aktroi pranë James Franco, Vanessa Hudgens, Selena Gomez dhe Rachel Korine në këtë film që u tregua jashtëzakonisht i suksesshëm, duke fituar 31 milion dollarë në mbarë botën.
“Një film për të cilin nuk u pagova – as edhe një cent- është Spring Breakers, i cili u bë një nga projektet e mia të preferuara,” tha ajo për In Style.
Benson është më së shumti e njohur për rolin e saj si Hanna Marin, e cila u torturua dhe përndjek në Pretty Little Liars për shtatë sezona me rradhë.
Ajo do të bëjë debutimin e saj si regjisore në vazhdimin e ngjarjes së PLL, ‘The Perfectionists’, vitin e ardhshëm, për të cilën ajo është e “entuziazmuar” – megjithëse nuk duket sikur Benson do të rikthehet me rolin e saj si Hanna.
Yjet e Pretty Little Liars, Sasha Pieterse dhe Janel Parrish, do të kthehen si Alison DiLaurentis dhe Mona Vanderwaal, por deri më tani, kjo është e tëra për aktorët origjinal të PLL.
Aktorja e filmit Descendants, Sofia Carson do të luajë si Ava, Sydney Park si Caitlin dhe Eli Brown si Dylan, duke formuar treshen kryesore të të ‘përsosurve’.
‘The Perfectionists’ do të fillojë të shfaqet në Freeform në vitin 2019./Arbresh.info
“Është një version më i mirë i Haalandit”, Van Der Vaart zbu...
Nagavci: Kemi buxhetuar pagat për punësimin e 500 asistentëv...
G7 paralajmëron Rusinë kundër përdorimit të trupave koreanov...
Balluku: Nga 1 janari do të ulet çmimi i energjisë elektrike
Xhaka para duelit me Liverpool-in: E di se si është të luash...
Kurti viziton familjen e Rexhep Selimit në 4-vjetorin e arre...