Një nga moderatorët më të mira shqiptare padyshim që është edhe Alketa Vejsiu.
Ka kohë të gjatë që Alketa është pjesë e ekranit shqiptar duke u shndërruar kështu në një emër mjaft të dashur të showbizit shqiptar, shkruan lajmi.net.
Jo rrallë herë Alketa është bërë personazh i komentuar në mediat rozë për shkak të bisedave virtuale me ndjekësit e saj në instagram.
Ajo po ashtu shpesh është komentuar edhe për këmbët e saj të gjata ku ndjekësit nuk kanë përtuar t’ia thonë me komente se nuk iu pëlqejnë.
Së fundmi njëri nga ndjekësit i shkruan në rubrikën ‘Ask me a question’: Si ndihesh që je kaq me fat edhe pse je një këmbështrembër e papame që as lekët që ke s’ti rregullojnë?”
Por, përgjigjja e saj me shumë pozitivitet dhe një mesazh të rëndësishëm për jetën na habiti të gjithëve.
“Hahahaha zemër mos u mërzit për këmbët e mia, i kam pikë të fortë ato. Kam ngjitur malore, kam ecur në rrugë me gropa, kam vrapuar. Nuk janë shtrembëruar, janë forcuar muskujt. Ato këmbë më mbajnë në këmbë. Mendoj që kam fat, mendoj që di të zgjedh. Ti mos u mërzit zemër”, ka shkruar moderatorja./arbresh.info/
Sot hapet ambasada e Kosovës në Bogota të Kolumbisë, e përur...
Policia shpall në kërkim personat që shihni në foto
Kurti mori pjesë në ceremoninë hapëse të edicionit të 7-të i...
Gresa i zgjon banorët nga gjumi, Drenusha i reagon ashpër
Gruaja bie nga kati i shtatë i një banese në Fier, dyshohet ...
“Të ndalohen telefonat”, Rama: Kontrolle në hyrje dhe dalje ...