Sipas Librit të Rekordeve Botërore Guinness, “The Weeknd” është artisti më i njohur në botë.
33-vjeçari vendosi dy rekorde të reja botërore Guinness, duke arritur të ketë plot 111.4 milionë dëgjues mujorë në Spotify, shifër e pa arritur më parë nga asnjë artist tjetër, shkruan DailyMail.
Kënga “Blinding Lights” e vitit 2020 nga The Weeknd është kënga më e dëgjuar në Spotify e të gjitha kohërave, me më shumë se 3.47 miliardë dëgjime.
“Blinding Lights” është gjithashtu kënga që ka qëndruar më gjatë në klasifikimin e “Billboard Hot 100” me një total prej 90 javësh qëndrimi në top-listë.
Por pavarësisht këtij suksese, mbetet ende e çuditshme se si8 mbrëmja më e madhe vjetore e çmimeve të muzikës, “Grammy Awards” nuk e nominoi kurrë këtë këngë për asnjë çmim.
Në mënyrë mbresëlënëse, askush nuk i afrohet as suksesit të klikimeve të artistit The Weeknd.
Dy rekordet e reja botërore të The Weeknd vijnë pas suksesit të madh të këngës së tij të fundit, remiksit të “Die For You” me Ariana Granden.
Kënga arriti në vendin e parë në “Billboard Hot 100”, duke u bërë hiti i shtatë i The Weeknd që kap këtë pozitë.
“Die For You” u publikua fillimisht në albumin “Starboy” të reperit në vitint 2016.
Është gjithashtu bashkëpunimi i katërt midis Grande dhe The Weeknd, pas “Love Me Harder” të 2014-s, “Off the Table” të 2020-s dhe remiksit të vitit 2021 të “Save Your Tears”.
“Starboy” është albumi i tretë i The Weeknd, këngët e të cilit jo pak herë kanë arritur të renditen në vendin e parë.
The Weeknd e bëri këtë arritje pasi Michael Jackson është i vetmi artist tjetër mashkull solo që ka shumë hite numër një nga tre albume. /arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...