Artisti legjendar, Mick Jagger ka filluar të marrë veten pas operacionit në zemër që kishte.
75 vjeçari u detyrua që të hyjë në operacion pasi kishte një sëmundje në zemër. Për shkak të kësaj Jagger u detyrua që të shtyjë turneun e ‘Rolling Stones’.
Për të trajtuar sëmundjen, Mick duhej të vendoste stendë në zemër. Operacioni u zhvillua në New York.
Pas operacionit, ka folur vet artisti. Ai përmes një postimi në Twitter ka thënë se po ndihet më mirë.
“Faleminderit shumë për të gjitha mesazhet mbështetëse tuajat. Unë po ndihem shumë më mirë tani . Po ashtu një falënderim i madh për stafin e spitali për punën e mrekullueshme.”, kishte shkruar Jagger.
Krasniqi pret në takim lamtumirës Hovenierin, e falënderon p...
Abdixhiku pret në takim lamtumirës ambasadorin Hovenier dhe ...
Osmani dekoroi me Urdhrin e Pavarësisë, Anne Marie Lizin
Partia Social Demokrate tërhiqet nga negociatat e qeverisë n...
Kurti: Mbrojtja e burimeve ujore dhe rritja e kapaciteteve t...
FIFA pajtohet me vendimin e Arabisë Saudite për të ndaluar a...