Ed Sheeran është pa dyshim një nga artistët më të mëdhenj botërorë.
Këngët e tij dëgjohen në mbarë botën dhe gjenerojnë miliona të ardhura.
E kur bëhet fjalë për bamirësi, artisti është gjithmonë i gatshëm të kontribuojë, shkruan Daily Mail transmeton portali arbresh.info
Ai së fundi ka dhuruar 10 mijë funte në spitalin që u kujdes për gjyshen e tij të ndjerë.
Këtë donacion e bëri në spitalin “Aldeburgh League of Friends” për të ndihmuar në blerjen e instrumenteve muzikorë në natyrë për t’u përdorur në një kopsht ndijor.
Paratë nga ‘The Framlingham Foundation Trust’, i cili është përdorur gjithashtu për të ndihmuar fëmijët në shkollën e tij të vjetër, u përdorën për një veprim tejet të mirë.
Një raport vjetor i paraqitur nga bamirësia zbuloi: “Një donacion për projektin e kopshtit ndijor në spitalin Aldeburgh League of Friends u dha për të ndihmuar në blerjen e instrumenteve muzikorë në natyrë për rehabilitimin dhe shërimin e pacientëve”.
Kujtojmë se, Framlingham Foundation Trust u krijua nga Ed me 500 mijë funte nga llogaritë e tij për të ndihmuar grupet dhe kauzat në Suffolk. /arbresh.info/
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit
Prokuroria në Prishtinë ngriti 121 aktakuza ndaj 126 persona...
Era e fortë shkakton dëme në Durrës, palma bie në mes të tro...
Parandalohet edhe një rast i kontrabandës me mallra
Vengu në Pentagon: Biseduam për financimin e kapaciteteve të...
Çfarë duhet të dinin për Islandën – kundërshtarin e Kosovës ...