Një grup këngëtarësh do organizojnë një protestë nesër nga ora 11:00.
Në shenjë pakënaqësie për shkak të mos lejimit të organizmit të dasmave dhe ahengjeve familjare një numër këngëtarësh do protestojnë nesër para Qeverisë, shkruan lajmi.net.
Fillimisht ishte vendosur që protesta të mbahet para Ministrisë së Shëndetësisë, por pas interesit të madh të qytetarëve dhe bizneseve ëhstë vendosur që të ndryshoj lokacioni.
Këtë e ka konfirmuar Labinot Tahiri me anë të një postimi të bërë në profilin e tij zyrtar në Facebook
Postimi i plotë:
Mirëmbrëma të gjithëve!
Nesër protesta mbahet para qeverisë!
Ora 11:00
Për shkak të interesimit të qytetarëve dhe bizneseve, protesta është vendosur të mbahet aty!
Mund te dalin qytetarë pa përjashtim, kolegë të mi, pronarë bisnesesh, qytetarët që duan të protestojnë për hallet e jetës se tyre, etj.
Pa dyshim nuk është protesta e parë e kësaj natyre e organizuar, sepse ka pas edhe të tjera ne aspekt mbarëkombëtar.
Ata që do dalin të na përkrahin, falemnderit!
Ata që nuk e shohin te arsyeshme të dalin, prapë falemnderit!
Por, kjo do te jetë protesta e parë dhe e fundit nga ana ime për ngritjen e zërit për Estradën, sepse edhe nuk i kisha kompetencat, megjithatë e pamë që nuk reagoj askush në ditët e para në mbrojtje të punës tonë, dhe u dasht të reagoj!
Pra, tani e kemi të qartë se a i hapin apo nuk i hapin mbrëmjet, nuk e kam problem, problem e kisha që mos të injorohemi dhe të diskriminohemi si kategori e artistëve!
Pa dyshim do ti respektoj vendimet e qeverisë.
Ju faleminderit!
Nesër ora 11:00 para QEVERISË!
Labi
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...