Blake Lively dhe Ryan Reynold dhuruan 1 milionë dollarë për ushqim pas përhapjes së koronavirusit.
Blake Lively dhe Ryan Reynolds kanë bërë një donacion prej 1 milion dollarësh bankat ushqimore në Kanada, shkruan DailyMail.
Ylli i Deadpool, 43 vjeç dhe aktorja e Gossip Girl, 32 vjeçe njoftuan për donacionin bamirës përmes postimeve të ndara në Instagram, të hënën.
“Covid-19 ka ndikuar tek të moshuarit dhe familjet me të ardhura të ulëta. Blake dhe unë po dhurojmë 1 milion dollarë për t’u ndarë në mes të “FEEDING AMERICA” dhe “Food Banks Canada. Nëse mund të jepni, këto organe kanë nevojë për ndihmën tonë”, kishte shkruar Lively.
Reynolds, bëri thirrje që secili që ka mundësi të ndihmojë, të dhurojë për @feedingamerica dhe @foodbankscanada.
Blake Lively inkurajoi ndjekësit e saj që të mbanin lidhjet me miqtë dhe të dashurit e tyre, përmes formateve dixhitale si FaceTime dhe Skype, duke shtuar “Mos harroni të vetmuarit dhe të izoluarit”.
“Të gjithë mund të bëjmë diçka për njëri-tjetrin, edhe nëse kjo thjesht qëndron në shtëpi”, përfundoi ajo.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...