Arti në zi, ndërron jetë këngëtarja me famë botërore

17:19 | 16 Gusht 2018
Arbresh.info

Ikona e muzikës soul Aretha Franklin është shuar sot në moshën 76-vjeçare e rrethuar nga familja dhe miqtë në shtëpinë e saj në Detroit, pas një beteje të gjatë me sëmundjen.

Franklin kishte anuluar dy koncerte të planifikuara për në prill dhe mars të këtij viti dhe nuk kishte dalë në publik që kur mori pjesë në festën e Elton John AIDS Foundation në Nju Jork nëntorin e kaluar.

Performanca e saj finale publike ishte në Qendrën Mann në Filadelfia në gusht 2017.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme