Google ADS

Arti demanton ndarjen pas një muaji dhe fajson mediat, fansat i kundërpërgjigjen

20:48 | 5 Gusht 2022
L G

Rreth një muaj më parë, u raportua  për dyshime të ndarjes së Art Abazit nga e fejuara e tij.

Në fakt, ne zgjodhëm t’i quajmë dyshime dhe të përcjellim, siç e do gazetaria e mirëfilltë të cilën e ushtrojmë prej vitesh, komentin demantues të Artit, përkundër burimeve tona të cilat na konfirmonin me siguri të plotë ndarjen, madje me detaje që në gjykimin tonë ishin të panevojshme për t’i ndarë publikisht.

E më në fund, thuajse katër javë të plota, një foto është postuar më në fund, kur duket se gjërat janë kthyer në pikën e dikurshme.

Fajtori, si çdo herë tjetër, janë mediat!

“Të ndarë nga mediat padrejtësisht, të bashkuar prej vitesh përjetësisht” – është shprehur ai në foton krah partneres, të cilës më në fund edhe i ka etiketuar profilin në Instagram. Pas plot katër vitesh. Po, po! Pas katër vitesh bashkë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Art Abazi (@art_abazi)

Për më tepër, Arti në një reagim të dytë i ka bërë thirrje mediave që të mos e përcjellin as lajmet nga veprimtaria e tij.

“Prej këtu, ju bëj apel mediave, miqësisht që tash e tutje, as projektet e mia të rralla mos t’i publikoni. Nëse përpara është konsideruar privilegj të përmendesh mediatikisht, sot e keni humbur rrugën totalisht” – është shprehur ai.

Kur mbetet e paqartë përse Artit iu desh një muaj për të thënë fjalën e tij, duket se ndjekësit vigjilentë nuk e kanë humbur sensin.

“Vëlla, ju nuk e ndiqnit më njëri-tjetrin dhe i fshitë të gjitha fotografitë. Ose është ribashkim ose ishte për vëmendje. Edhe këngën e fshive. Kështuqë mos fajësoni mediat” – shprehet dikush.

Teksa pyetja jonë është veç për kohën e vonë që iu desh Artit për të provuar me foto të kundërtën e raportimeve shoqëruar me leksione gazetarie nga artisti me profil nga fusha e ekonomisë, një gjë është e sigurtë. Betejës frontale me median, askush nuk i ka dalur i fituar.

Të gjithë, tek to janë kthyer! /prive.al/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme