Avokati shqiptar që jeton në Zvicër, Artan Sadiku, i cili është i angazhuar në rastin e këngëtares, Loredana Zefit, ka thënë se asnjëherë nuk është ngritur aktakuzë për 750 mijë franga siç po raportohet në media raporton portali arbresh.info.
“Unë me kolegun tim, Tomë Gashin, jemi të angazhuar me rastin e Loredanës. Është me rëndësi që ta theksoj që nuk mund të zhvillojmë një intervistë sepse ende nuk i kemi të gjitha faktet”.
“Mirëpo unë mund të flasë për atë se çfarë dihet deri më tani. Në radhë të parë Loredana asnjëherë nuk ka qenë në paraburgim. Në radhë të dytë, është me rëndësi që ta qetësojmë pak situatën dhe të tregojmë se nuk është ashtu siç po raportohet”.- ka thënë Sadiku
“Së pari duhet ta konstatojmë se a kemi të bëjmë me një çështje civile, nëse po atëherë ne e kryejmë këtë punë”.
“Për shumën 750 mijë po raportohet në media, por e njëjta shumë nuk ekziston në akte. Asnjëherë nuk kemi pasur një akuzë për 750 mijë franga”.
“Në akuzën që është ngritur bëhet fjalë për 350 mijë franga. Po supozojmë se kjo është e vërtetë. Atëherë do ta kemi mundësinë të flasim edhe më vonë për këtë temë dhe ta kryejmë këtë punë me prokurorin”. /arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1087368804807455/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...