Google ADS

Arta për çiftin Urimi dhe Alisa: Dy njerëz 20 vjeç me pikëpamje të 75 vjeçëve, ishin tepër antikë

20:43 | 22 Shkurt 2023
E.H

Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova, Arta i ka thumbuar dy ish banorët e shtëpisë së “Vëllait të Madh”, çiftin Alisën dhe Urimin.

Në një bisedë që ajo kishte me banorët e tjerë në oborrin e shtëpisë, ajo ka thënë se ishte zhgënjyer nga mentaliteti i dyshes që binte në kundërshtim me moshën e tyre të re.

“Nuk më patën pëlqyer. Dy njerëz 20 vjeçarë me pikëpamjet të 75 vjeçarve, se kështu kanë qenë shumë pozitivë, por kur kanë folur në lidhje me lidhjen kanë qenë tepër antikë”, ka thënë Arta pos tjerash.

Kujtojmë se çifti Alisa dhe Urimi ishin të parët që u eliminuan nga Big Brother VIP Kosova.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme