Google ADS

Arta Nitaj pjesë e videoklipit të ri të Dafina Zeqirit, postohen foto të reja

19:58 | 26 Tetor 2021
KRG

Dafina Zeqiri po përgatit një tjetër videoklipi të njërës prej këngëve të saj nga albumi i ri “Dafinë Moj”.

Si protagoniste në këtë videoklip, këngëtarja ka përzgjedhur modelen e njohur, Arta Nitaj.

Të dyja ato kanë ndarë pamje dhe imazhe të ndryshme gjatë realizimit të klipit, teksa shihen të afërta me njëra-tjetrën dhe mjaft tërheqëse.

Vajzat vijën me veshje dhe dukje unike, teksa nuk e kanë lënë anash theksimin e linjave të trupit për të cilat të dyja njihen dhe komentohen vazhdimisht.

Edhe sonte (e martë), ishte Dafina ajo që ka sjellë disa imazhe të reja të shkëputura nga xhirimet ku shihet bashkë me Artën në disa skena provokuese.

“Murder on the dance-floor”, ka shkruar Dafina në mbishkrimin e imazheve, që është titullin i njërës prej këngëve të albumit, të cilën e solli në bashkëpunim me Ron.

Këngëtarja e njohur nuk ka dhënë detaje tjera lidhur me datën e publikimit të klipit, por mbetet të shihet se çfarë ka përgatitur, dhe padyshim do të pritet mirë nga fansat e saj të shumtë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme