Arta feston ditëlindjen, e quan veten mbretëreshë

11:37 | 9 Janar 2018
Arbresh.info

Sot është ditë festë në shtëpinë e këngëtares së njohur Arta Bajrami.

Kjo për faktin pasi që këngëtarja e njohur sot feston ditëlindjen e saj të 38-të, transmeton Gazeta Express.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Arta përmes një postimi që ka bërë në llogarinë e saj në Instagram.

Arta ka postuar një fotografi ku shihet një dorë me unazë që shkëlqen e tëra dhe duke thënë se në janar lindin mbretëreshat.

“Mbretëreshat janë të lindura në Janar”, kishte lënë mbishkrim Arta.

Ndërkohë, Artës nuk i munguan as urimet e shumta nga familjarët, miqtë e shumë fansa të saj.

“Urime mbretresh edhe shum tjera”, “Urime Artushe edhe shume tjera te lumtura prane me te dashurvee suksese te metutjeshme ne jete!”, “Urime yll i bofsh 100 tjera tlumtura”, ishin disa nga komentet që i kanë bërë për ditëlindje Artës.

Kujtojmë se ditë më parë Arta u bë nënë për herë të tretë. Ajo lindi një vajzë të cilën e pagëzuan me emrin Electra.

Ndërsa, sa i përket anës profesionale, “A dalim” është projekti i fundit nga këngëtarja e hiteve të shumta.

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme