Një prej ndarjeve turbulente të viteve të fundit në botën e të famshmëve, ishte ajo ndërmjet Brad Pittit dhe Angelina Joliet – çifti që dikur njihej me nofkën Brangelina.
Në ceremoninë e sivjetme të ndarjes së çmimeve Oscar, ku aktori e fitoi çmimin për aktorin më të mirë në rol dytësor, kishte pasur thashetheme se ai mund të shfaqej në shoqërinë e ish-gruas Jennifer Aniston, apo nënës së tij, Jane Ette Pitt. Megjithatë, hamshori hollivudian vendosi të shkonte me menaxheren Cynthia Pett-Dante.
Sidoqoftë, nëna e Pitt është personi që e ka vendin më të madh në zemrën, e tij pasi është gjithmonë aty për ta mbështetur në momentet më të vështira të jetës së aktorit. Ndërkaq, është raportuar se ajo nuk ka pasur marrëdhënie të mira me Angelinan dhe nuk ia ka falur kurrë përjetimet e djalit të tij, sidomos kur nuk e lejonte të takohej me fëmijët dhe nuk i lejonte as gjyshërit që t’i shihnin.
Më poshtë jua sjellim disa nga arsyet pse nëna e Pitt nuk e duron ish-gruan e djalit të saj:
80-vjeçarja e fajëson Angelinan se ia ka shkatërruar jetën birit të saj dhe nuk do t’ia falë kurrë që e ka trajtuar në mënyrë mizore dhe manipuluese.
Që nga ndarja me Jolie, Brad ka shumë pak kontakte me fëmijët e tij, ndërsa ish-gruaja dëshiron që kjo situatë të mbetet e pandryshuar.
Në publik, Jolie e paraqet veten si nënë e kujdesshme. Megjithatë, prapa skenave është një pjesë tjetër e tregimit. Sipas burimeve, ajo dëshiron t’i mbajë të gjithë fëmijët me vete dhe në këtë mënyrë të hakmerret ndaj Pitt.
Jane Pitt ka dashur gjithmonë të ndërhyjë për t’ia treguar vendin të resë së saj, mirëpo Brad nuk e ka lejuar që të përzihet.
“Brad e ka ndalur nënën e tij që të përballet me Angelinan disa herë, por ajo dëshiron ta shikojë në sy dhe t’ia mbajë një leksion. E fajëson që ia ka shkatërruar jetën djalit të saj dhe dëshiron përgjigje”, ka thënë një burim pranë familjes Pitt.
Kur gjithçka është thënë dhe është bërë, Pitt ka humbur 100 milionë dollarë duke i përfshirë të gjitha shpenzimet e shkurorëzimit me Jolie. Edhe kjo është një gjë që i dhemb nënës së tij.
Edhe pse Jane Pitt ka qenë mbështetje e vazhdueshme për djalin e saj gjatë shkurorëzimit dhe në luftën për kujdestarinë e fëmijëve, nuk ka pasur asnjë indikacion se ajo planifikon ndonjë zënkë me Jolien.
Mirëpo, derisa nuk e ka lejuar Bradin që t’i takojë fëmijët, Angelina një gjë të tillë ua ka ndaluar edhe gjyshërve. Prandaj, ky vendim është një motiv shtesë për të shtuar dozën e hidhërimit te Jane.
Vidhen para e gjësende tjera në Lupq të Podujevës
Vrasje në tentativë në Gjakovë, arrestohen tre të dyshuar
Gjesti e prish festën teksa Xheneta i bënë ‘twerk’ Vullnetit
Atentati në Vlorë, i plagosuri në gjendje të rëndë shëndetës...
Modric hynë në histori të Real Madridit, bëhet lojtari më i ...
HRW: Kufizimi i ujit në Gaza nga Izraeli përbën një akt gjen...