Victoria Beckham në çdo pjesë të veshjeve ka xhepa ku mban kristale, të cilat thotë se të japin energji pozitive dhe frymëzim.
Por, disa thonë se i vesh për shkak të problemeve me bashkëshortin, David Beckham=in.
“Kristali im i parë ishte xham vullkanik i zi dhe ende e mbaj me vete”, tha 44-vjeçarja britanike në një intervistë me revistën Elle, shkruan Insajderi, transmeton portali arbresh.info.
Një mik i bukuroshes thotë se ajo pëlqen të jetë e rrethuar nga energji pozitive, sepse shpesh është nën stres. Ajo gjithmonë vesh rroba me xhepa dhe ka një koleksion të vogël gurësh.
Për shkak të dashurisë së madhe ndaj kristaleve, Victoria i përfshiu në koleksionin e ri. Pra, krijimet e saj të fundit përmbajnë kristale mbi shpatullat dhe pantallonat kanë xhepa të fshehtë të brendshëm për kristale.
“Është një mënyrë e mirë që gjithmonë t’i mbani me vete”, tha kreatorja e famshme e modës.
Victoria thotë se ka lexuar me vite kristalet për të kuptuar fuqinë e tyre dhe këtë dëshiron ta ndaj me miqtë.
“Tani dua t’i ndaj njohuritë e mia me klientët e mi”, tha ajo, duke shtuar se veshjet i dedikohen grave të fuqishme dhe të suksesshme. /Arbresh.info/
https://www.instagram.com/p/BkXnmmYF9hE/?taken-by=victoriabeckham
Kurti: Shëndetësia publike po transformohet shpejt dhe rrënj...
Sulmet izraelite në Gaza, mbi 70 të vrarë gjatë orëve të fun...
“Vendimi pas dy javësh, nuk presim rezultat tjetër veç fitor...
Banka Botërore nis në Shqipëri programin për urat e qëndrues...
Hamza: Ne e dimë çfarë i duhet Kosovës dhe diasporës
Ana dhe Kevini nuk e dinë kush e ka shpallur Pavarësinë e Ko...