Meghan Markle dhe princi Harry i Anglisë u betuan për dashuri të përjetshme në 19 maj, në katedralen St. Giorgio të Windsor. Që nga ai moment ish-aktorja amerikane, u përfshi në një tjetër realitet, duke pasur vëmendjen mbi vete.
Por kohëve të fundit duket se popullariteti i Meghan ka ardhur në rënie. Sipas shkrimtares Penny Junor, shkak për këtë mund të jetë bërë raporti i dukeshës së Sussex me të atin.
Ajo thotë se, “Paaftësia e Meghan për të zgjidhur gjërat me te atin, është një gabim i madh dhe situata e konfliktit ka tërhequr shumë vëmendje”.
Takimi i fundit mes 74-vjeçarit Thomas Markle dhe Meghan Markle ka ndodhur në muajin maj, në prag të dasmës me princin Harry të Anglisë dhe më tej marrëdhënia mes tyre u kris. Pas kësaj ai nuk u përfshi më në jetën e së bijës, dukeshës së Sussex.
Në një transmetim të programit “Good Morning Britain” në ITV, Thomas Markle ka bërë një apel pajtimi për të bijën.
“Të dua shumë, je vajza ime dhe do më bëhej qejfi të mësoja të reja rreth teje”, u shpreh ai. Burri i moshuar, nuk e shoqëroi dot të bijën në altar më 19 maj për t’ia dorëzuar princit, për shkak të një ndërhyrje kirurgjikale në zemër.
Megjithatë në apelin televiziv, ai tha se, “Çfarëdo problemesh të kemi, duhet të jemi në gjendje që ti zgjidhim. Bëjmë pjesë në të njëjtën familje, ndaj të lutem më kontakto. Shpresoj që kjo situatë të zgjidhet, pasi nuk mund të zgjasë përgjithmonë”.
Në muajin prill vjen në jetë fëmija i parë i Meghan dhe Harry dhe lidhur me këtë çështje, Thomas Markle thotë se, “Shpresoj që gjithçka të shkojë mirë dhe të kem mundësi të takoj Meghan ose Harryn e vogël. Unë jam babai yt Meghan dhe do jem gjyshi i fëmijëve të tu”.
“Ujku i Çeliktë”, Osmani: Krenarë me vajzat dhe djemtë e ush...
Rebelët Huthi sulmojnë anije në Detin e Kuq
Abdixhiku viziton bizneset në Suharekë, zotohet për mbështet...
Haradinaj: Që në vitin e parë, nuk do të ketë pagë minimale ...
Blinken në Evropë për bisedime rreth Ukrainës përpara kthimi...
Konjufca priti në takim përfaqësuesin në ikje të Norvegjisë ...