Google ADS

Arriti 400 milionë ndjekës, Ronaldo tani fiton mbi dy milionë euro për një postim në Instagram

10:13 | 9 Shkurt 2022
A. B.

Superylli i futbollit, Cristiano Ronaldo, është mësuar të thyejë rekorde në fushë, mirëpo ai po vazhdon të thyejë rekorde edhe jashtë saj.

Ai është bërë personi i parë që ka arritur 400 milionë ndjekës në Instagram, duke e bërë atë profilin më të ndjekur në këtë rrjet social.

Ekspertët e basteve OLBG kanë zbuluar se sa shumë mund të fitojë ylli portugez nga një postim në këtë rrjet social, shkruan DailyMail transmeton arbresh.info

Në shtator të vitit 2021, Ronaldo kishte 237 milionë ndjekës që rezultuan në një vlerësim prej 1,019,100 funtesh (1,210,707 euro) për postim.

Me 400 milionë ndjekësit e tij aktualë, të ardhurat e Ronaldos rriten në 1,720,000 funte (2,043,388 euro) – mbi trefishin e pagës së tij javore prej 480 mijë funtesh (570 mijë euro) në Manchester United.

Ndjekësit janë rritur me 163 milionë sosh në vetëm pesë muaj me një mesatare prej 10 milionë pëlqimesh për postim.

37-vjeçari doli i treti në listën e atletëve më të paguar të Revistës “Forbes” për vitin 2021, dhe me rritjen e të ardhurave të tij nga faqja e rrjeteve sociale, parashikimi mund ta shohë Ronaldon të rritet edhe më shumë këtë vit.

Postimet e tij të fundit në Instagram përfshijnë fotografi me familjen e tij, fotografi nga stërvitjet në palestër dhe fotografi nga udhëtimet e tij jashtë vendit.

Në vend të dytë për individët më të ndjekur në Instagram është Kylie Jenner (308 milionë ndjekës) dhe në vend të tretë është Lionel Messi me (306 milionë ndjekës). / arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme