Google ADS

Arrin nusja, Meghan paraqitet me fustan të bardhë

12:47 | 19 Maj 2018
Arbresh.info

Një e qeshur e Meghan Markle ka nisur udhëtimin e saj të fundit si beqare për tu martuar me princin Harry.

36 vjeçarja u paraqit me fustan të bardhë dhe një kurore diamanti ndërsa fytyrën e kishte të mbuluar me vello, shkruan Daily Mail, transmeton arbresh.info.

E së bashku me Meghan në veturë ishte edhe nëna e saj, e cila po ashtu dhuroi një buzëqeshje ku shihej se po adhuronte vajzën e saj, nëna e saj është mbështetëse e vajzës në mungesë të babait të saj, Thomas Markle.

Në ceremoninë madhështore janë të ftuar shumë fytyra publike si  Clooneys, Beckhams, Idris Elba, Elton John dhe Oprah Winfrey.

Ndërsa jashtë kështjellës janë mbledhur  100.000 dashamirës për të shikuar martesën e çiftit./Arbresh.info

www.dailymail.co.uk/3bea47a4-b6a5-4e78-8c0a-1fe33741903e

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme