Arrestohet reperi i njohur shqiptar

21:33 | 17 Tetor 2018
A. B.

Policia e Tiranës ka arrestuar këtë të mërkurë njërin ndër reperat e njohur në Shqipëri.

Fjala është për këngëtarin Arkimed Lushaj, i njohur nga të gjitha fansat si Stresi. Reperi mësohet se është arrestuar nën akuzën e armëmbajtjes pa leje, një krim i cili dënohet me disa vite burg.

Para disa kohësh Stresi u arrestua nga policia, por arriti t’i shpëtojë forcave të rendit duke u hedhur nga kati i dytë i komisariatit nr.3 të Tiranës duke shfrytëzuar njërën nga dritaret e ndërtesës.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme