Google ADS

Arrestohet për posedim droge aktorja që “hallakati” Hollywood-in

23:44 | 14 Nëntor 2017
Trina Galanxhi

Aktorja Rose McGowan është arrestuar të martën për posedim të drogës.

Akuzat për krim rrjedhin pas një hetimi të kryer nga policia, kur aktorja e la portofolin e saj në një avion që mbërriti në Aeroportin Ndërkombëtar në Uashington më 20 janar, transmeton portali arbresh.info

Pastruesit gjeten portofolin dhe e dorëzuan atë, por një hetim policor gjeti dy qese të vogla me kokainë brenda.

Autoriteti Metropolitan i Aeroportit të Uashingtonit mori urdhrin e arrestit më 1 shkurt.

McGowan është një nga dhjetrat gra që akuzuan për ngacmimin seksual dhe përdhunim producentin Harvey Weinstein./arbresh.info/

45d072fb00000578-5033997-image-m-41_1509418689626 45d0733200000578-5033997-image-a-42_1509418702072

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme