Google ADS

Arrestohet një person për vrasjen e Tupac Shakur

13:35 | 30 Shtator 2023
E.H

Policia e Las Vegasit, ka bërë të ditur se e kanë arrestuar një person në lidhje me vrasjen e legjendës së repit, Tupac Shakur.

Personi i arestuar është Duane “Keffe D” Davis, ndaj të cilit akuzat nuk janë të bërë publike akoma.

Që nga viti 1996, vrasësi i Tupac ka mbetur një mister, ndërsa legjenda e hip-hop-it u qëllua me katër plumba në makinën e tij në Las Vegas.

I lindur në Neë York City në vitin 1971, Shakur u bë një nga figurat kryesore në skenën e hip hopit të Bregut Perëndimor, me hite përfshirë California Love dhe Dear Mama.

Ai u nominua për një çmim Grammy gjashtë herë dhe konsiderohet si një nga reperët më me ndikim të të gjitha kohërave./klankosova

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme