Dy ditë më herët reperi, Fero u sulmua nga katër persona të panjohur të cilët i shkaktuan lëndime të lehta trupore.
E sot Policia e Kosovës e ka konfirmuar se ka arrestuar katër persona si të dyshuar për sulm ndaj reperit, Fero. Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ajo ka thënë se janë arrestuar personat me iniciale D.D (1999), A.S (1997), R.Y (1998), L.U (1998), të cilët pas intervistimit me urdhër të prokurorit ata janë liruar.
“Sot njësitet Policore të Stacionit Jugu në Prishtinë kanë arrestuar katër persona të dyshuar për lëndim trupor që ka ndodhur me datën 20.03.2018, në lagjen Veternik në Prishtinë. Personat e dyshuar D.D (1999), A.S (1997), R.Y. (1998) dhe L.U. (1998), pas intervistimit dhe përfundimit të procedurave të nevojshme policore me urdhër të Prokurorit janë liruar në procedure të rregullt”, ka thënë Ahmeti.
Në mes të tjerash, Ahmeti ka thënë se të dyshuarve i është konfiskuar një shkrepës në formë të armës.
“Policia ka arrit që nga të dyshuarit të konfiskoj një shkrepëse në formë të armës”, ka shtuar zëdhënësja e Policisë./Arbresh.info
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...