Armina Mevlani ka qenë një ndër të paktët personazhe publike që ka munguar në rrjetet sociale dhe nuk ka bërë asnjë postim mbi gjendjen aktuale pas tërmetit. Ndaj pak orë më parë, ajo ka shpjeguar mungesën e postimeve të saj dhe përjetimet personale nga tërmeti.
“Nuk kam qenë e pranishme në postime sepse më është thyer zemra në copëza nga çdo lajm që kam dëgjuar dhe më dukej sikur nuk ishte jeta që po jetoja dhe nuk dua të pranoj që ky mund të jetë realiteti, e kam përjetuar më shumë ankth gjithçka”, shkruan Armina. Ajo më pas tregon se po përpiqet të ndihmojë me sa ka mundësi por nuk dëshiron të bëjë asgjë publike!
Armina shprehet se “fama apo pushteti janë thjesht një gënjeshtër e bukur për ata që duan ta besojnë sepse ne ndjejmë njësoj, lumturohemi njësoj, vuajmë njësoj dhe në fund të gjithë shkojmë në të njëjtën rrugë”. Blogerja falenderon Zotin që familja e saj është shëndoshë e mirë ndërsa shpreson që kjo situatë të jetë kalimtare!
Te dashur miqte e mi!
Keto kane qene dite te veshtira per familjet e demtuara,per te gjithe ata qe kane humbur te dashurit e tyre dhe per te gjithe ne . Nuk kam qene e pranishme ne postime sepse me eshte thyer zemra ne copeza nga cdo lajm qe kam degjuar dhe me dukej sikur nuk ishte jeta qe po jetoja dhe nuk dua te pranoj qe ky mund te jete realiteti,e kam perjetuar me shume ankth gjithcka . Jemi kaq te brishte ne njerezit dhe me keto gjera qe ndodhin kuptojme sesa pak rendesi kane gjerat e vogla ne jete dhe sesi ne te tilla tragjedi mund te perfshihet cdo kush prej nesh. Nuk ka kuptim arroganca ,mosmirnjohja , percmimi , por duhet te bejme vetem mire dhe ti urojme vetem mire cdo kujt sepse kjo jete per ne eshte vetem nje test,dhe ne fund..te gjithe te jemi te barabarte. Fama apo pushteti jane thjeshte nje genjeshter e bukur per ata qe duan ta besojne sepse ne ndjejme njesoj ,lumturohemi njesoj ,vuajme njesoj dhe ne fund te gjithe shkojme ne te njejten rruge. Po mundohem te ndihmoj me sa kam mundesi por nuk deshiroj te bej publike asgje . Shpresoj qe kjo te jete kalimtare dhe mos te perseritet me kurre dhe lutem cdo nate qe zoti te lehtesoje dhimbjet e te gjithe atyre qe kane humbur te afermit e tyre . Falenderoj zotin per familjen time dhe te gjithe ju qe jeni mire .
Komuna e Deçanit themelon Këshillin Publik-Privat që synon t...
Të shtëna me armë drejt një makine, plumbat e kapin në kokë,...
Makina përplas kamionin në tunelin “Elbasan-Tiranë”, pas god...
A janë puthur Diana dhe Arioni?
Operacion policor në Universitetin e Elbasanit, dyshohet për...
Izraeli e bombardon jugun e Bejrutit