Armina Mevlani për Shkëlzenin: E ka karakterin si mami, do të doja të ngjante pak më shumë nga Sali Berisha

13:23 | 26 Janar 2022
A. B.

Modelja e njohur shqiptare, Armina Mevlani, ka qenë e ftuar së fundmi në emisionin “Ftesë në 5”.

Ajo ka folur për të rejat në karrierën dhe jetën e saj, duke vënë në pah detaje edhe nga lidhja e saj me Shkëlzen Berishën.

Të qenurit nuse në shtëpinë e familjes Berisha duket se është një privilegj i madh për Arminën, e cila ka thënë se ruan një raport të shkëlqyer me vjehrrën e saj, Liri Berishën, teksa ka treguar edhe nga kush do të donte të kishte më shumë tipare partneri i saj.

“Lilit i kërkoj shpesh mendime se e vlerësoj shumë dhe me të ndaj gjëra njësoj si mamit tim. E shoh si mamanë time, e kam pjesë të familjes dhe të gjitha vajzat duhet të kenë këto marrëdhënie me vjehrrat. Se ajo e ka rritur dhe edukuar. Shkëlzeni është më shumë si mami në pjesën e karakterit, por do të doja të kishte ngjarë dhe pak më shumë nga babi. Më pëlqen vendosshmëria, ka karakter të ftohtë, qëndron tek parimet e veta, kurse Zeni ndikohet pak. Në lidhje me mua, jam e lumtur se ngjan me Lilin se është i dashur, i afrueshëm në komunikim”, tha Armina.

Tutje, ajo nuk hezitoi të shtjellonte faktin se sa romantike ishte marrëdhënia e saj me Shkëlzenin, duke treguar kujdesin që ai tregon ndaj saj.

“I kam shkruar letra e poezi. Ka momente që ndjenjat i shpreh duke shkruajtur. Ka pasur dhe mesazhe që i ka bërë Google se mos i kam marrë ndokund. Jam siguruar që t’i ketë të gjitha të ruajtura dhe një libër që e ka marrë online dhe në çdo ‘sketch’ mund t’i bësh një dedikim me shkrim”, theksoi ajo.

Mevlani gjithashtu tregoi se atij nuk i pëlqen kur ajo shpreh qëndrimet e saj politike në rrjetet sociale, duke i sugjeruar që ta zhvillojë pasionin e saj për artin dhe modës dhe të mos “preket” nga hijet e politikës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme