Google ADS

Armina dhe djali i Berishës nuk do të bëjnë ceremoni të madhe për fejesë

01:33 | 2 Korrik 2017
Arbresh.info

Vera ka nisur edhe për Armina Mevlanin. Pavarësisht angazhimeve të shumta, modelja do të gjejë kohë për të pushuar.

Natyrisht që si çdo vit, edhe këtë herë pjesa e parë e gushtit do t’i dedikohet familjes, duke vijuar më pas me partnerin e saj, Shkëlzen Berisha.

Në intervistën dhënë për Bluetooth, bukuroshja ka rrëfyer edhe të tjera detaje.
“Nuk kam vendosur asgjë. Besoj se do t’i bëj pushimet edhe në Shqipëri edhe jashtë. Ditët e para të gushtit do t’i bëj më prindërit… Po sigurisht dhe me të (me Shkëlzenin), por mendoj se nga shtatori. Nga fillimi i shtatorit”, është shprehur Armina.

armina1

Më tej, ajo ka theksuar se nuk do të bëjnë ndonjë ceremoni të madhe në rastin e fejesës me djalin e ish-kryeministrit Sali Berisha.
“Jo nuk kemi ndërmend që ta bëjmë event. I kemi personale, familjare. Do merret vesh vetëm dita e madhe”, ka treguar modelja.

armina2

Vendet që i kanë mbetur pa vizituar dhe pëlqen t’i vizitojë janë në Sicili, Capri e Porto Pisa.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme