Arjola mes lotësh: Nëse qaj dy herë çohem në këmbë shtatë herë

21:59 | 10 Dhjetor 2021
Lorik Gerbeshi

Po vazhdon diskutimi mes Arjolës dhe banorëve të tjerë të shtëpise në spektaklin e Big Brother VIP.

Gjatë diskutimit opinionistja Balina i tha Arjolës që mënyra se si ajo po luan në shtëpi është viktimizim, duke ia mbajtur krahun Ilirit dhe në bazë të qëndrimit të saj brenda.

Kjo nuk i ka pëlqyer aspak Arjolës e cila mes lotësh i është drejtuar Balinës: Jam shumë e ndjeshme por nëse qaj dy herë çohem në këmbë shtatë herë.

Vlen të theksohet se sonte në BBV do të këtë eleminime. Të nominuar janë: Sabiani, Antonela dhe Meridiani.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme