Arjola flet për ish-bashkëshortin: Nuk jemi miq, nuk kemi asnjë lloj raporti

10:48 | 3 Mars 2022
A. B.

Arjola Demiri, gjatë qëndrimit në Big Brother VIP ka shpalosur detaje të shumta rreth jetës private.

Ajo ka folur në masë të madhe për ish-bashkëshortin, raportin e po ashtu edhe për tradhtinë që iu bë.

E njëjta së fundmi ka qenë e ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, teksa i është rikthyer sërish kësaj teme.

Ajo tha se i kishte kërkuar ish-burrit të ruajnë miqësinë për hatër të fëmijëve, por që i njëjti nuk e kishte pranuar.

“Kur nisesh nga një histori, ka dy anë të medaljes, e imja dhe e tjetrit. Nëse unë kthehem mbrapa, një vajzë 21 vjeçare, një studente shumë e mirë, kam lënë të gjitha ëndrrat e dëshirat e mia për tu fokusuar tek familja. Unë do të kisha dashur të merrja respekt dhe mirënjohje”, u shpreh Demiri.

“Unë nga kjo eksperiencë pas divorcit kam kërkuar që të jemi miq për hir të fëmijëve. Nuk jemi miq, nuk kemi asnjë lloj marrëdhënie. Unë i dua fëmijët shumë dhe ai i do fëmijët e vet shumë”, tha mes tjerash ajo.

Me ish-bashkëshortin, Arjola ka tre fëmijë: dy vajza dhe një djalë. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme