Arjola Demiri pranon që do ta falte tradhtinë: E kam fal dhe do ta fali

16:16 | 9 Nëntor 2021
A. B.

Gjatë ditës së sotme, dy banorët Arjola dhe Einxhel kanë folur për tradhtinë gjatë një diskutim me njëra-tjetrën.

Të dyja ato janë shprehur se do ta falnin partnerin edhe nëse do t’i tradhtonte.

Ishte Einxhel e cila tha se paragjykohet për këtë mendim nga personat e tjerë, por që ajo pavarësisht kësaj pohoi se e fal tradhtinë.

“Unë e kam thënë që e fal. Masivisht konceptohet se nuk falet. Unë që e bëjë ndjejë një presion të madh prej njerëzve”, është shprehur Einxhel.

Në anën tjetër, edhe Arjola tha se këtë e ka bërë edhe në të kaluarën dhe do ta bënte prapë.

“Edhe unë e fal, e kam fal dhe e fali”, ka thënë Arjola gjatë diskutimit.

Ndërkohë, kujtojmë që së fundi banorët u përballën me komentet e publikut, teksa sonte mbahet spektakli javorë ku pritet eliminimi i një prej banorëve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme