Arjola Demiri: Mendoja se nuk vleja si nënë, si grua …

21:09 | 28 Shkurt 2020
Trina Galanxhi

Aktorja shumë e dashur për publikun, Arjola Demiri, ishte këtë pasdite e ftuar në emisionin “Ftesë në 5” me Bieta Sulon.

Ajo foli rreth jetës profesionale dhe asaj private, duke zbuluar detaje të reja.

Përsa i përket jetës private, aktorja ka rrëfyer momentet më të vështira gjatë jetës së saj. Ajo ka treguar se ka pasur shumë momente në jetë kur është ndjerë sikur nuk vlen, por tani gjithçka i përket së kaluarës.

“Ka pasur shumë momente të tilla, mendoja se nuk vleja si nënë, mendoja se nuk vleja si grua, mendoja se nuk vleja as si shoqe, por kjo është pjesë e të kaluarës. Në atë fazën kur unë isha futur në atë depresionin tim të thellë, që nuk po gjeja një rrugëdalje, nuk po gjeja atë dritën e shpresës”, u shpreh Arjola./tch/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme