Mbrëmë në emisionin e dashurisë “Për’puthen” kanë nisur sërish debatet mes opinionistit, Arjan Konomi dhe konkurrentes nga Kosova, Laureta Zybës.
Të shtunën në “Për’puthen Prime”, Laureta u largua nga studio pasi Arjani i tha konkurrentes kosovare që ka eksperienca nëpër gjykata.
Lidhur me këtë temë ishte shprehur në fillim të hyrjes vetë Laureta pasi që pas paraqitjes së parë të saj në këtë emision, qarkullonin lajme të ndryshme nëpër media rozë dhe rrjete sociale.
Ditën e djeshme, me zërin që i dridhej kosovarja vendosi të shpjegonte arsyen e acarimit të saj, ndërsa thekson se është e ngarkuar psikologjikisht.
“Zgjodha të lë studion sepse më preku aty ku më dhemb. Nuk bën që ta prekesh aty ku nuk bën, të paktën tek pjesa e gjykatës nuk doja të ma përmendte. Nuk ka sens të përmendet kjo si pjesë. Për të mos agravuar situata më tej desha të dal jashtë. Jam e ngarkuar psikologjikisht”, u shpreh Laureta.
Në anën tjetër, Arjani e akuzoi Lauretën se e ka kërcënuar në prapaskenë, duke u shprehur se ajo i kishte bërtitur nëpër korridoret e televizionit duke thënë: “E tregoj unë kush është Arjan Konomi”.
Gjykata e Francës e mban në fuqi dënimin e Sarkozyt për korr...
Presidentja e Sllovenisë me komandantin e KFOR-it: Jeni një ...
Familjarët e të pagjeturve kërkojnë presion më të madh mbi S...
Dasara Karaiskaj për Parashqevi Simakun: Atë grua e përçudnu...
Shqipëria trajnon ushtarët ukrainas në Komandën e NATO-s
Real Madrid e fiton Kupën Interkontinentale