Arilena dhe Gjon Muharremaj lansojnë videoklipin e “Dance me”

08:31 | 26 Dhjetor 2021
A. B.

Dy artistët e njohur, Arilena Ara dhe Gjon Muharremaj i njohur me emrin artistik, Gjon’s Tears, janë bërë bashkë për një projekt muzikor.

Arilena dhe Gjoni kanë bashkëpunuar në projektin që mban titullin “Dance me”, i cili është pjesë e albumit të ri të Arilenës “Pop Art, teksa tani, dy artistët të njëjtën këngë e sollën edhe me videoklip, shkruan arbresh.info

Producent i këngës është Florent Boshnjaku, i cili u kujdes edhe për miksimin dhe masterizimin.

Projekti është me tekst nga Arilena Ara, Gjon’s Tears, Wendy dhe Florent Boshnjaku.

“Dance me” tashmë gjendet në kanalin zyrtar në YouTube dhe padyshim do të mirëpritet nga fansat e dyshes. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme