Google ADS

Arilena Ara dhe Pirro Çako mungojnë në natën finale të “Kënga Magjike”

23:45 | 7 Dhjetor 2024
Q L

Në natën finale të spektaklit më të madh të muzikës në Shqipëri, “Kënga Magjike”, dy emra të njohur, Arilena Ara dhe Pirro Çako, nuk ishin të pranishëm.

Lajmi për mungesën e tyre ka bërë bujë në media dhe ka tërhequr vëmendjen e publikut, pasi të dy janë pjesë të rëndësishme të këtij evenimenti muzikor.

Arditi ka sqaruar arsyen e mungesës së Pirro Çakos, duke theksuar se këngëtari ka pasur probleme shëndetësore që e kanë pamundësuar pjesëmarrjen e tij në këtë natë finale.

Megjithatë, nuk janë dhënë më shumë detaje mbi natyrën e problemit shëndetësor që ka prekur Pirron.

Të dy këngëtarët janë ndër emrat më të njohur të skenës shqiptare dhe mungesa e tyre në një event kaq të madh është ndier nga publiku i gjerë.

Kjo natë finale, që gjithmonë ka grumbulluar emra të njohur të muzikës shqiptare dhe ndërkombëtare, ka vazhduar me emocionet e saj, pavarësisht mungesës së këtyre dy artistëve. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme