Në këtë edicion të festivalit “Coachella” protagoniste me performancat e saj ka qenë këngëtarja Ariana Grande.
Fansat kanë pritur që ajo të performojë këngën e saj hit gjatë kësaj periudhe “Thank U, Next”. Por duket se jo të gjithë personat që ndodheshin gjatë performancës së saj kanë qenë fansa të këngëtares.
Në çastin kur ajo ishte duke performuar një person nga publiku i ka gjuajtur me një limon, i cili i ka rënë në gjoks Grandes dhe më pas ka përfunduar sërish tek audienca.
Shumë nga fansat e saj mendojnë se diçka e tillë ndodhi për Beyoncen dhe albumin e saj “Lemonade” dhe me faktin se Ariana është paguar më tepër se ajo vitin që lamë pas.
Megjithatë organizatorët e “Coachella” e kanë mohuar këtë fakt.
Nuk është hera e parë që këngëtares i ndodhin të papritura në skenë duke kujtuar vitin 2017, ku ajo përjetoi bombardimin në Manchester, prej të cilit vuan ende çrregullime në shëndetin e saj mendor./Opinion
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...